Ora investigim/ Gjirofarm sërish "kapet mat", pas kosit me fekale transporton qumësht në kushte skandaloze

Skandali që ‘Gjirofarm’ ka tregtuar kos me fekale u bë publik nga TV ORA. Ky fakt u pranua edhe nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Por me sa duket ‘Gjirofarm’ ndihet me shumë e shqetësuar për prishjen e imazhit sesa per faktin që vuri në rrezik jetën e konsumatorëve.

Në reagimin e saj shoqëria ‘Gjirofarm’ anashkalon përgjegjësitë që ka dhe e sheh problemin te media që bëri publik këtë skandal. RTV Ora ka folur dhe do të vijojë të flasë me gjuhën e fakteve. 

Shikoni këto pamje, kjo është mënyra se si e bën transportin e qumështit ‘Gjirofarm’.

Siç duket qartë  makina e “Gjirofarm” është e ngarkuar me bidonë  plastikë të mbushur me qumësht. Ndërkohë Udhëzimi Nr.5, datë 25.3.2011. “Për Kërkesat Specifike të Higjienës për Stabilimentet e Prodhimit, Grumbullimit dhe Përpunimit të Qumështit dhe Produkteve me Bazë Qumështi” shprehet qartë  se mjetet e transportit dhe kontejnerët për qumështin duhet të jenë metalike dhe të izoluara termikisht.

Duke qenë se inspektorët e Gjirokastrës kanë vendosur të mbyllin sytë ne e kemi përcjelle  shqetësim në AKU.

RTV Ora: Kjo është mënyra se si Gjirofarm e bën mbledhjen e qumështit. Është mënyra korrekte?

AKU: Në pamje të parë nuk më duket korrekte. Nëse është ajo pamje që thoni ju, ajo nuk duhet të bëhet ashtu. Duhet të bëhet me tanke metalikë, inoksi.

Nga përfaqësues të këtij institucioni na u premtua se do merren masa për ndërprerjen e kësaj veprimtarie

AKU: Do kryhen procedurat e monitorimit dhe në rast se këto problematika që ju shfaqni janë të vërteta, do merren masa për ndërprerjen e kësaj veprimtarie jo konform dhe sipas kërkesave ligjore.

Ne ditët në vijim TV ORA do publikojë nje tjetër skandal ushqimor nga ‘Gjirofarm’. Kjo kompani  pas kosit ka hedhur ne treg  një tjetër produkt me një bakterie të rrezikshme që shkakton helmim te konsumatori.

Ora investigim/ Gjirofarm sërish "kapet mat", pas kosit me fekale

EMISIONET