ORA INVESTIGIM/ "Fluturojnë" çmimet e fruta perimeve. Domatja blihet 15 lekë në Lushnje shitet 180 lekë në Tiranë

Një skandal i vërtetë po ndodh këto ditë në tregjet e fruta perimeve. Ndërsa në tregun e shumicës fermerët i shesin produktet me nje çmim tejet minimal, në Tiranë çmimet bëhen te papërballueshme për qytetarët. “Ora investigim” ka bërë një vëzhgim në tregun e shumicës të fruta perimeve në  Divjakë dhe Lushnje për të parë çmimet që ofrojnë fermerët dhe tregëtarët e shumicës dhe sa shiten më pas në Tiranë.

Mungesa e subvencioneve dhe shitja nën kosto e prodhimeve  bujqësore  ka bërë që fermerët të prekin falimentimin. Një arkë me 17 kg domate në tregun e shumicës në Lushnje kushton më pak se një litër nafte.

E nëse në tregun e shumicës fermerët i shesin produktet me nje çmim tejet minimal, ne Tiranë çmimet bëhen te papërballueshme për qytetarët.

“Ora investigim” ka bërë një vëzhgim në tregun e shumicës të fruta perimeve në Divjakë dhe Lushnje për të parë çmimet që ofrojnë fermerët dhe tregëtarët e shumicës dhe sa shiten më pas në Tiranë.

Në tregun e Lushnjes 1 kg spec tregëtohet me 30 lekë/ kg ndërsa në Tiranë shitet 160 lekë/ kg.

Lulelakra blihet me 40 lekë/kg ndërsa në kryeqytet shitet 200 lekë. Brokoli ka një çmim minimal në treg 50 lekë/kg ndersa në Tiranë shitet me 280 lekë/kg.

Çmimin më të ulët në tregun e shumicës  e ka domatja 15 lekë\kg ndërsa në Tiranë kap çmimin rekord 180 lekë\kg.

Nëse do të flasim për çmimin e frutave një kg shalqi blihet me 32 lekë\kg  ndërsa në tregjet e kryeqytetit tregëtohet me 80 lekë\kg.

Shumë lirë tregëtohet qershia dhe pjeshka ndërsa në Tiranë çmimi i tyre ‘fluturon’

Patatja në tregun e Divjakës varion nga 25-30 leke\kg

E ndërkohe që çmimet e frurta perimeve në Tiranë kanë arritur majat bordi i transparencës dhe i monitorimit të tregut vijon të bëjë show duke mbajur nën kontroll çmimet e 4 produkteve ushqimore si mielli, sheqeri, vaji  lulediellit dhe orizi kokërr gjatë.

ORA INVESTIGIM/ "Fluturojnë" çmimet e fruta perimeve.

EMISIONET