Opozita tregon dhëmbët, Meta: Me Berishën do të rrëzojmë Ramën

Ish Presidenti Ilir Meta beson që revolta popullore mund të rrëzojë Edi Ramën nga pushteti. Për të larguar ish aleatin e tij, kryetari i Partisë së Lirisë është i gatshëm të bashkojë forcat me drejtuesin e Partisë Demokratike Sali Berisha.

Ilir Meta: Do të bashkëpunojmë shumë ngushtë me PD-në që është një dhe vetëm një . Koha e përgjumjes së PD-së dhe mbarë opozitës për hatër të PD-së ka mbaruar njëherë e përgjithmonë.

Sipas Metës, kapja e shtetit dhe arroganca e kryeministrit ndaj qytetarëve do t’i kushtojë Edi Ramës fundin e tij politik.

Ilir Meta: "Do të përfundojë nën këmbët e popullit të Lirisë. Nuk është retorikë por premtim për të gjithë këtë sadizëm që ka treguar në qeverisjen e tij. Nëse do të kishte drejtësi do të ishte në qeli, ose në dhomën 4 në spitalin psiqiatrik me policin tek dera"

Por në rast se Meta dhe Berisha sëbashku me popullin opozitar nuk do të arrijnë të përmbushin premtimin e tyre, kreu i PL ka edhe një mundësi tjetër për ta sfiduar shefin e mazhorancës, zgjedhjet vendore të 2023.

Ilir Meta: "Zgjedhjet e ardhshme lokale do të jene nje triumf i rivendosjes së llogaridhënies"

2/3 e shqiptarëve sipas Partisë së Lirisë jëtojnë në kufirin e varfërisë, të cilët janë lënë në harresë nga qeveria, e cili paratë publike i ka adresuar tek afera korruptive e incineratorëve.

EMISIONET