Berisha njofton protestë kombëtare, do të mbahet më 11 shkurt

Pas mbledhjes së Kryesisë kreu i PD Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka njoftuar se me datë 11 shkurt do të mbahet protestë kombetare

"Më datë 11 shkur Shqipëria marshon dretj Tiranës, Tirana vërshon në rrugët e shehset e saj në një protestë kombëtare të clën nuk e ka pasrë vendi ndonjëherë.", tha Berisha.

Ai ftoi të gjithë shqiptarët që të bashkojen në protestë.

"Unë ftoj çdo shqiptar në Shqipëri e kudo që ndodhen të bashkohemi në këtë protestë kundër këtij regjimi që sillet ndaj shqiptarëve në mënyrën më mizore.", tha Berisha.

Sali Berisha: Përfundoi mbledhja dhe u diskutua gjerësisht mbi situatën kritike në të cilën po kalon Shqipëria, situatë e pashembullt në ndonjë vend. Kryesia e PD mendon se sot është jetike, është vendimtare largimi i këtij armiku të egër të opozitës shqiptare nga pushteti, largimi sa më shpejt i Edi Ramës i cili prej së paku 6 vitesh ka angazhuar shuma përrallore, policira sekrete, ka angazhuar e korruptuar shefin e kundërinteligjencës së SHBA. Ka marrë peng ish kryetarin e PD Lulzim Basha, ka bërë gjithçka për asgjesimin e Berishës.

"Koha është të flasë opozita deri në largimin e kësaj kalbësire nga pushteti, deri në largimin e këtij turpi që nuk ka asnjë parim e normë. Më datë 11 shkurt Shqipëria marshon drett Tiranës, Tirana vërshon në rrugët e sheshet e saj në një protestë kombëtare të clën nuk e ka parë vendi ndonjëherë. Unë ftoj çdo shqiptar në Shqipëri e kudo që ndodhen të bashkohemi në këtë protestë kundër këtij regjimi që sillet ndaj shqiptarëve në mënyrën më mizore."

EMISIONET