“Opozita do vuajë për herët të tretë”/ Ristani: Basha bëri zgjedhje jo statusore, dha shembullin e Ramës

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, ish-sekretari i përgjithshëm i PD, Arben Ristani, ka komentuar situatën politike në vend, ku është ndalur edhe te Kuvendi i Partisë Demokratike, i cili u mblodh më 17 Korrik.

Ristani është shprehur se situata politike në vend është shqetësuese, teksa ka shtuar se PD dhe opozita shqiptare do të vuajnë për herë të tretë, pasi Kryeministri Edi Rama, sipas tij ka në dorë të gjithë pushtetet.

"Vendi gjithmonë ka nevojë për opozitë, sidomos në momente kur pushteti gjithmonë e më tepër po sillet në mënyrë autokratike, duke mbledhur sidomos Kryeministrir Rama të gjithë pushtetet rreth vetes, dhe duke krijuar gjendje të plotë të keqqeverisjes në vend,në këto kushte shpresa e qytetarëve në përgjithësi dhe e demokratëve më veçanti, është te opozita e tyre me shpresën se nesër do të jetë më mirë.

Por mesa duket se PD do të vuajë për herë të tretë në opozitë.  Në shtator do nisë një 4 vjeçar i tretë në opozitë, është një gjendje e paprecedent, nuk ka ndodhur në historinë e 30 viteve të demokracisë që opozita të jetë për herë të tretë në opozitë dhe ajo që është më e rëndë është mungesës së shpresës se pas këtij mandati të tretë mund të ketë një të katërt.

Për këtë kemi qenë të gjithë të shqetësuar në mënyrë që PD t’i përgjigjej këtij stadi në të cilin ndodhet. E vetmja mënyrë që t’i përgjigjemi, do ishte të jepnim një shembull të kundërt nga Edi Rama, të kundërt nga arikrotacia."

Në lidhje me Kuvendin ai tha se Kryedemokrati Lulzim Basha, bëri një zgjedhje jo statuore, dhe sipas tij ky i fundit  dha të njëjtin shembull si Rama.

"Mesa duket, Kryetari i PD nuk po jep një shembull të tillë, bëri zgjedhje jo statuore për Kryetarin e PD dhe vazhdoi në mënyrë autokrate duke dhënë një shembull të njëjtë me Edi Ramën dhe jo të kundërt me të.  Dhe kjo sigurisht ka ngjallur kritika."

Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti pë online Anila Kolgjini.

EMISIONET