Operacion i SPAK, arrestohet ish-drejtori i policisë Erzen Breçani bashkë me 11 persona të tjerë
Ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani është shoqëruar në polici bashkë me 11 persona të tjerë.
Ende nuk dihen arsyet e shoqërimit në polici, ndërsa operacioni është në zhvillim e sipër në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme.
Prokurori Vladimir Mara ka paraqitur kërkesën e miratuar nga GJKKO. Paraprakisht thonë burime jo zyrtare përfshirë në operacion janë 5 punonjës ose ish punonjës policie.
Mes personave që ka urdhër arrest edhe me funksion drejtues në sektorë të policisë si dhe një nga djemtë e Breçanit.
Transkriptimi i komunikimeve ka zbërthyer grupin dhe janë ngritur mbi ta akuzat për të paktën 6 vepra penale.
Urdher arrest edhe per Ervin Maten i njohur ai armiku i Vis Martinaj.