Gati 1 ton drogë drejt Italisë, sekuestrohen skafet, arrestohen 3 vlonjatë e 2 ukrainas, një në kërkim

Një sasi rreth 1 ton lëndë e dyshuar narkotike marijuana, - saktësisht 992 kg – u sekuestrua gjatë një megaoperacioni ndërkombëtar të koduar “Syri” ku u angazhua policia shqiptare dhe Guardia di Financa italiane.

Në pranga kanë rënë 3 shtetas vlonjatë dhe dy shtetas ukrainas ndërsa në kërkim është shpallur një shtetas vlonjat.

Droga nga brigjet shqiptare u transportua me 3 skafe në thellësi të detit Jon ku dhe më pas u ngarkua në një anije velierë në të cilin udhëtonin dy ukrainasit. Sipas policisë shkëmbimi është bërë më 7 gusht 2022, ndërsa policia dha detajet e këtij operacioni sot (8 gusht 2022)

Te arrestuar: Arbër Saraseli  31 vjeç,  Saverjo Imeraj 21 vjeç,Qemal Pekmezi 19 vjeç, të tre banues në Vlorë. Si dhe Bychkovi Serhii, 43 vjeç e Senkevych Serhii,  62 vjeç, të dy me shtetësi ukrainase

Në kërkim Gregor Likaj 33 vjeç banues në Vlorë

Tre shqiptarët u arrestuan në Vlorë ndërsa 2 shtetasit ukrainas u arrestuan nga Guardia di Financa në ujrat italiane.


NE PERDITESIM

Ora 15:00 U sekuestruan rreth 1 ton marijuanë, reagon Çuçi: Dëshmi e forcës goditëse kundër krimit të organizuar


Ora 13: 52  Transportuan 992 kg drogë me 3 skafe, emrat e 3 vlonjatëve të arrestuar dhe 2 shtetasve nga Ukraina, dhe personi në kërkim

Ora News mëson emrat e vlonjatëve të arrestuar në kuadër të operacionit “The Eye” ku u sekuestruan gati 1 ton drogë. Ata janë Arbër Arbër Saraseli, Saverjo Imeraj dhe Qemal Pekmezi ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi Gregor Likaj.

Nga Guardia di Finanza janë arrestuar shtetasit ukrainas Bychkovi Serhii dhe Senkevych Serhii


Ora 13:38 Me tre skafe vlonjatët transportuan 992 kg drogë drejt anijes që drejtohej nga ukrainasit, shkëmbimi në detin Jon. Video e operacionit


Ora 13: 06 Operaiconi antidroge: Sekuestrohen 992 kg marijuanë, arrestohen 3 vlonjatë dhe 2 shtetas nga Ukraina

Një sasi rreth 1 ton lëndë e dyshuar narkotike marijuana, - saktësisht 992 kg – u sekuestrua gjatë një megaoperacioni ndërkombëtar të koduar “Syri” ku u angazhua policia shqiptare dhe Guardia di Financa italiane. Në pranga kanë rënë 3 shtetas vlonjatë dhe dy shtetas ukrainas ndërsa në kërkim është shpallur një shtetas vlonjat.

Droga nga brigjet shqiptare u transportua me 3 skafe në thellësi të detit Jon ku dhe më pas u ngarkua në një anije velierë në të cilin udhëtonin dy ukrainasit. 

Shkëmbimi është bërë pasditen e 7 gushtit. 

Policia e Vlorës identifikoi si persona që dyshohen se kanë kryer transportimin e drogës drejt anijes veliere e cila e priste në thellësi të detit Jon,  Arbër Saraseli, Saverjo Imeraj dhe Qemal Pekmezi ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi Gregor Likaj, të katërt keta banues në Vlorë. Më pas anija është nisur drejt Italisë.

"Shtetasit e arrestuar në Vlorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 07.08.2022, rreth orës 15:00, dyshohet se kanë transportuar lëndën e dyshuar narkotike marijuanë, me 3 skafe drejt një mjeti tjetër lundrues, në thellesi të ujërave të detit Jon dhe më pas e kanë nisur atë drejt Italisë" informoi sot (8 gusht) drejtori i policisë së Vlorës Gentian Berberi i cili së bashku me prokurorin e Prokurorisë Vlorë Anton Pali dhe homologët italianë dolën në një deklaratë për medien për të informuar mbi megaoperacioni policor ndërkombëtar i koduar “SYRI”. 

Ndërkohë në ujërat italiane, nga Guardia di Finanza ndaloi anijen me drogë në të cilin ishte dy shtetasit me shtetësi ukrainase  Bychkovi Serhii dhe Senkevych Serhii.

"Si rezultat i zhvillimit të operacionit të përbashkët, nga autoritetet e Guardia di Finanza është kapur në ujërat italiane, mjeti lundrues me të cilin transportohej lënda narkotike. Shërbimet e GDF-së, gjatë kontrollit në bordin e mjetit lundrues, kanë sekuestruar një sasi prej 992 kg lëndë të dyshuar narkotike marijuanë, e ndarë në 153 pako" sqaroi drejtori në deklaratë.

Te arrestuar 

Arbër Saraseli  31 vjeç banues në Vlorë

Saverjo Imeraj 21 vjeç banues në Vlorë

Qemal Pekmezi 19 vjeç banues në Vlorë

Bychkovi Serhii, 43 vjeç me shtetësi ukrainase

Senkevych Serhii,  62 vjeç me shtetësi ukrainase

Në kërkim Gregor Likaj 33 vjeç banues në Vlorë

Sekuestrimi i tre skafeve

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Saverjo Imeraj në Vlorë u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis u sekuestruan 3 mjete lundruese (skafe), 3 aparate celulare dhe 2 automjete.   

Gati 1 ton drogë drejt Italisë, sekuestrohen skafet, arrestohen 3

250 forca policie në operacion

Operacioni u zhvillua nga ajri, deti dhe toka. 

Në operacion u përshinë rreth 250 forca policore, të cilat zhvilluan kontrolle dhe ndjekje nga toka, deti dhe nga ajri me helikopter të GDF-së dhe Frontex-it. Kontrollet u finalizuan me bllokimin e mjetit lundrues që kishte lëndën narkotike dhe arrestimin e personave që kishin organizuar trafikimin e saj.   

Policia kishte informacion në rrugë hetimore ndërsa operacioni u finalizua edhe falë shkëmbimit në kohë reale të informacionit dhe koordinimit të veprimeve me GDF-në dhe Zyrën e Interforcës Italiane, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë

Operacioni u ndërmor nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Guardia di Finanza, Delta Forcë, Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Departamentin për Kufirin dhe Migracionin dhe Departamentin për Policinë Kriminale, në Policinë e Shtetit.   

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti, kapjen dhe vënien në pranga të personave të tjerë të implikuar në trafikimin e lëndës narkotike.

EMISIONET