Çollaku: PD-në e ka mbuluar velloja e turpit, erdhën njerëz me thika e varre për të na masakruar

Kreshnik Çollaku i ftuar në RTV Ora u shpreh se asnjëherë tjetër nuk e ka parë partinë demokratike të mbuluar me këtë vello turpi.

Sipas tij, janë ndërsyer njerëz që të shkojnë në PD dhe të masakrojnë ata që ishin brenda në mbledhje, së bashku me Bashën.

Çollaku: Unë kam rreth 30 vite bashkëjetesë me Berishën. Si asnjëherë tjetër nuk e kemi parë partinë tonë të mbuluar me këtë vello turpi. Nuk e di nëse i ka sjellë Berisha njerëzit, apo të tjerë miq të mi, por di se njerëzit që erdhën me varre dhe thika, nëse do të ishin futur brenda ku ishim ne, ne do të ishim të linçuar brenda sallës. Kjo është e turpshme dhe e papranueshme. Të dish të ndërsesh njerëzish në atë formë për të linçuar bashkëpunëtorët e tu, dhe për t’i masakruar, është një turp shumë i madh. E gjitha e kjo mund të ishte shmangur. Të dilte dikush nga këta miqtë ose Berisha dhe t’i ndalonte, se do t’ua kisha haur unë derën.

Në katin e dytë u thyen xhamat dhe na vinin gurët sipër kokës. Nuk mund të ketë bashkëjetesë më. Unë personalisht kam sharje dhe kërcënime me jetë në telefon, deri në plumb në majë të kokës. Kjo është një ikë që na ndan tashmë. Ne nuk kemi njohur komisioni e rithemelimit, sepse është e vetë shpallur, por deputetët individualë sigurisht që i njohim. Ata kishin paralajmëruar një sjellje përmbarimi, pra, nxjerrje me forcë jashtë godinës. Ato dyert e blinduara kanë shpëtuar jetë njerëzish atë ditë, sepse do të kishte viktima me atë egërsi.

Çollaku shtoi se nuk e fal sulmin që u bë selisë së PD-së në 8 janar, duke theksuar se miqtë e tij demokratë nuk i ndalën protestuesit.

Çollaku: Nëse ka një gjë që nuk e fal dot është kjo, që nuk doli një mik që t’i ndalte ata persona sepse po tentonin të vrisnin demokratët brenda PD-së. Edhe Bashës nuk ia falja një gjë të tillë. Nuk lihet miku të linçohet nga një turmë me leva dhe varre. Ky është një turp i madh. Ka pasur edhe benzinë që është hedhur. Ia u dogjën njerëz brenda aty.

EMISIONET