Çollaku dhe Shasha: Samiti i Ballkanit në Tiranë goditje për Minishengenin dhe ndikimin rus

Në një intervistë me gazetaren Matilda Mcini për Ora News, deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku u shpreh se Penguesja për zhvillimin rajonal dhe për ecjen unifikuese drejt Evropës, mbetet Serbia me politikat e saj hegjemoniste.

Sipas tij, Serbia po mundohet që të krijojë një kështjellë filo-ruse në Ballkan dhe se samiti i sotëm në Tiranë minon synimet e Minishengenit.

Çollaku: Penguesja për zhvillimin rajonal dhe për ecjen unifikuese drejt Evropës, mbetet Serbia me politikat e saj hegjemoniste dhe për faktin se nuk njoh Kosovën dhe për të copëzuar shtete të tjera, për të krijuar një kështjellë filo-ruse në Ballkan. Albin Kurti i ka thënë të vërtetën kryeministres serbe që nëse vazhdohet me këtë qëndrim e politikë, çdo bashkëpunim në Ballkan sabotohet dhe bllokohet.

Ndërkohë, Demush Shaha, ekspert për çështjet e integrimit tha se Samiti i sotëm nuk ka të bëjë me Minishengenin dhe në fakt është një lloj goditje për këtë minishengen.

Shaha: Samiti i sotëm nuk ka të bëjë me Minishengenin dhe në fakt është një lloj goditje për këtë minishengen. Ky ishte një samit i Tiranës për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky samit është vazhdimësi i procesit të Berilin dhe është jnë hap tutje për përgatitjen e samitit të Berlinit në korrik. Minishengeni nuk është më në axhendë.

Çollaku nga ana e tij theksoi se ky samit në Tiranë tregon vëmendjen e BE-së sa i takon Ballkanit dhe se rrëzon planet për ndikime ruse.

Çollaku: Ky samit në Tiranë tregon vëmendjen e BE-së sa i takon Ballkanit. Sigurisht që rrëzohet aventura e Minishengenit, një ombrellë as evropiane as perëndimore. Minishengeni ishte një krijim i Beogradit dhe ishte një betejë e fortë strategjike për ta futur Ballkanin nën një influencë euro-aziatike me ndikim rus. Mendoj se ky samit krijon një kuadër të ri në marrëdhëniet me BE-në dhe i jep fund ndikimit të jnë Minishengenit apo një ndikimi aziatik të Ballkanit.

Shaha shtoi se debati i sotëm mes kryeministrit të Serbisë dhe Kosovës, ndodh në aspektin e qëndrimeve kundërshtuese sa i përket dialogut.

Shaha: Sa i përket dialogut, debati i sotëm mes kryeministrit të Serbisë dhe Kosovës, ndodh në aspektin e qëndrimeve kundërshtuese sa i përket dialogut, unë jam optimist sa i takon dialogut, sepse si fillim kemi në moment unik. Kemi për herë në Prishtinë dhe Beograd një situatë ku të dyja palët kanë legjitimitet politik për ratifikimin e një marrëveshje mes dy vendeve. Kosova mund të përmbushë atë legjitimitetin e duhur politik për këtë marrëveshje.

EMISIONET