Olimpiada e parë e neuroshkencës, gjimnazistët testojnë njohuritë për trurin

Gjimnazistët që janë ekslentë në Biologji e kanë një mundësi per tu përfshirë në olimpiadën ndërkombetare të neuroshkencës. Një event i tillë zhvillohet për herë të parë në Shqipëri. Brain Bee Albania, synon tu jap mundësi të gjithëve

Për herë të parë në Shqipëri, gjimnazistëve u jepet mundësia të marrin pjesë në një olimpiadë  per neuroshkencën.

Qendra për Ekselencë dhe Oportiunitet ka sjellë në vendin tonë Internacional Brain Bee, e cila synon ti afroj më shumë të rinjtë me njohjen e trurit të njeriut.

"Kjo nuk është thjesht një përpjekje për të sjellë një olimpiadë e një orë shkence në vend. Të kuptuarit e funksionimit të trurit në fazë sa më hershme në jetë, në 20-30 vjet krijon shoqëri të tjera," tha Laura Loli.

Në këtë olimpiadë mund të marrin pjesë të gjithë ata studentë që kanë notat maksimale në Anglisht dhe Biologji.

"Duhet të ketë notën 10 në lëndën e Anglishtes dhe në lëndën e Biologjisë. Do të jetë një test me njohuri të përgjithshme, në veçanti nga Biologjia, pasi ajo është lënda bazë," tha Zhoel Bejtaj.

Ai që do të përfaqësojë Shqipërinë në olimpadën ndërkombëtare, do të ketë disa përfitime.

"Finalisti/ja në rang kombëtar do të udhëtojë falas në olimpiadën ndërkombëtare që do të zhvillohet në Washington, SHBA. Vendi i parë, i dytë dhe i tretë në rang botëror ka përfitime monetare, bursa të pjesshme për të studiuar neuroshkencën disa javë pranë institucioneve më të mira akademike që ofrojnë programe neuroshkence në botë," tha ajo.

Brain bee, ka për synim të jetë gjithpërfshirës, e për këtë do të zhvilloje takime nëper shqipëri. Aplikimi është i hapur deri në fund të dhjetor e më pas gjimnazistët kanë kohën e përgatitjes për finalen e madhe.

EMISIONET