OECD: Problem në Shqipëri, papunësia e të rinjve dhe mungesa e profesionistëve

Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe aftësive të përshtatshme janë pengesat kryesore të biznesit në Shqipëri.

Konstatimi këtë herë vjen nga Qendra Zhvillimore e OECD, e cila evidenton se Shqipëria mbetet shumë pas me politikat për energjinë dhe klimën.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Papunësia e të rinjve dhe mungesa e aftësive të përshtatshme për tregun e punës janë disa nga sfidat me të cilat përballet Shqipëria", ka evidentuar Qendra Zhvillimore e OECD në raportin e Rishikimit Multidimensional të Ballkanit Perëndimor.

Sipas të dhënave, shumë kompani nuk mund të krijojnë vende të reja pune pasi nuk gjejnë fuqi punëtore të kualifikuar.

Gjithashtu, OECD ngre shqetësimin për mungesën e politikave për energjinë dhe klimën.

 “Shqipëria ka kapacitet të mjaftueshëm depozitues për të zëvendësuar për të zëvendësuar importet e saj të energjisë elektrike me energji të rinovueshme”.

Ndërkohë program i OECD ka konstatuar se përhapja sëfundmi e hidocentraleve të vegjël po dëmton mjedisin për shkak të planifikimit dhe monitorimit të dobët. Ajo i sugjeron Shqipërisë të modernizojë sistemin hekurushor për të reduktuar nivelin e ndotjes së ajrit.

OECD: Problem në Shqipëri, papunësia e të rinjve dhe mungesa

EMISIONET