“O Erion o kopil, nga shtëpia ime pse m’thu dil” Fadromat lënë pas shkatërrim në “5 Maji”

“O Erion o kopil, nga shtëpia ime pse m’thu dil” Fadromat

Këto janë fotot që vijnë sot nga zona e “5 majit” në kryeqytet ku fadromat shembën disa banesa për t’i hapur rrugë procesit të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Përpos inerteve të betonit, në foto mund të shihen edhe orendi të shumta shtëpiake si krevate, dyshekë, tryeza e televizorë.

Ndërkohë, banorët pavarësisht kundërshtimeve dhe rezistencës që bënë në fillim duket se janë dorëzuar përballë shtetit dhe forcave të policisë.

Forcat speciale të policisë mbërritën në zonë rreth orës 08:00 së bashku me efektivët e shërbimit zjarrfikës ndërsa fadromat vazhduan me shembjen e ndërtesave.

Policia hasi më shumë rezistencë te shtëpia e familjes Marku në zonën e "5 Majit", aty ku jetonin më parë 13 anëtarë, ndërsa policia i shoqëroi të gjithë pjesëtarët një e nga një.

Banorët e "5 Majit" prej muajsh kanë protestuar për të kundërshtuar vendimin e bashkisë për prishjen e banesave të tyre pa arritur një marrëveshje.

Situata e sotme është shoqëruar me tensione dhe përplasje fizike mes banorëve dhe forcave të policisë.

Në pamjet e siguruara nga Ora News u pa se disa banorët ishin prangosur në derën e banesës për të mos lejuar shembjen e banesës së tyre.

Po ashtu, shtatë efektivë të policisë Shqiponja u futën në banesën dy katëshe ku ndodhej edhe një djalë që ishte vetëprangosur në tarracë, i cili më pas u shoqërua me forcë në polici.

Në lot mamaja e djalit thotë se nga banesa nuk janë hequr asnjë orendi pasi nuk kanë gjetur ende shtëpi tjetër.  

Fotot: LSA

EMISIONET