Nxënësit ngrijnë nga i ftohti, gjimnazi "Hydajet Lezha" në Lezhë pa ngrohje

Teksa temepraturat në vendin tonë po shënojnë minus disa gradë Celsius disa shkolla në vend ende nuk kanë funksional sistemin e ngrohjes. Në situallë të tillë është edhe gjimnazi “Hydajet lezha” në Lezhë, shkollë kjo e cila nuk ka ngrohje. Nxënësit flasin për kushte të vështira ndërsa thonë se I kanë blerë vetë disa rezistenca.

Edhe ky dimër e gjeti jashtë funksioni kaldajën e gjimnazit "Hydajet Lezha" në qytetin e Lezhës.

I ftohti i këtyre diteve me temperatura nën zero, ka sjellë në vemendje mungesen e ngrohjes në këtë institucion arsimor.

Nxënësit thonë se janë munduar të gjejnë zgjidhje alternative përmes rezistenacave me korent të blera prej vetë atyre, por sërish një pjesë e klasave janë të ftohta.

"Është një rezistencë e vogël, klasa jonë ka dhe një kondicioner. I kemi blerë vetë. Kaldajat nuk funksionojnë. Tek disa klasa që ska ngrohje fare është ftohtë," tha një nxënëse.

Bashkia Lezhë bën më dije se pasi pavarësisht përpjekjeve nuk është arritur të vihet në funksion sistemi i ngrohjes i cili ka patur probleme që prej ndërtimit të kësaj shkolle në vitin  2010.

"Vetëm tek gjimnazi "Hydajet Lezha" kemi pjesërisht ngrohje me korent për shkak se kaldajat i kemi akoma një plagë të vjetër," tha Eueda Molla nënkryetare e Bashkisë Lezhë.

I ftohti që ka përfshire të gjithë vendin, ka prekur edhe Lezhën duke sjellë temperatura të ulëta deri në -4 gradë celsus. Diçka e tillë ka sjellë reduktim të lëvizjeve në qytetit, ndërsa problem mbetet ngrohja dhe për shumë familje për shkak të rritjes së kostos së jetesës.

 

EMISIONET