Nuredin Dumani para GJKKO-së: Më dhanë 95 mijë euro për vrasjen e Dritan Shkozës! Mirë që u vra komisari Dritan Lamaj, se më hyri në hak kot

Nuredin Dumani para GJKKO-së: Më dhanë 95 mijë euro për

Vijon dëshminë në GJKKO bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani.

Nuredin Dumani: "Henrik Hoxhajn e kam takuar ne dhjetor 2019. Festim Qoli më ka folur për Henrikun kur kam dalë nga burgu për herë të parë, ose herën e dytë nuk me kujtohet fiks.

Jam arrestuar atëherë për vjedhjen e dy makinave në Tiranë. Dola nga burgu dhe i thashë për një shef policie te Komisariati numër 6.

Ai më goditi disa herë kur jam arrestuar, mora vesh që ai ishte vrarë pastaj. I thashë Festimit mirë që u vra Dritan Lamaj se më hyri në hak kot.

Për vrasjen e Elvis Dedës, Festim Qoli ka qenë në kërkim. Në takimin mes meje me Henrik Hoxhës në Tiranë te hotel “Diplomat”, kemi bërë muhabete për atentatin që do ndodhte.

Të tre jemi takuar në ditëlindjen e Festim Qolit. Asnjë bisedë s’e kam bërë me Henrik Hoxhën në këtë takim, sepse ai ishte tapë. Herën e dytë që u takuam unë dhe Festimi erdhëm në Tiranë në “Bllok”, aty ku jetonte Henriku.

Shkuam te hotel “Diplomat” dhe qëndruam 1 orë, 1.30 ose 40 minuta. Shkuam te një dyqan pas “Tajvanit” ku shiteshin telefona të inkriptuar.

I dhashë 5 mijë euro Henrikut për telefonin. Unë kisha telefon të inkriptuar me kod Covid19.

Më tha do vish do të jap 95 mijë euro për vrasjen e Dorian Shkozës në Durrës. Personi tjetër ishte Eljo Bitri.

E kisha vënë në dijeni Henrikun. Elios i premtova 35 mijë euro. Të përfshirë në këtë vrasje ishin unë, Klevis Alla dhe Asllan Plaku. Alla ishte informator. Klevis Alla ditën e ngjarjes ka ardhur te shtëpia ime disa herë ishte kohë Covidi.

E kishim organizuar edhe një ditë para për të vrarë Dorjan Shkozën, por na u prish makina. Disa ditë përpara vrasjes fola me Klevis Allën. Dorian Shkozën e kam pas shok.

Nuk kemi pasur konflikt fizik bashkë, as unë as vëllai im Dashnori. Eljo Bitri ka qendruar te shtepia ime para vrasjes së Dorian Shkozës, ka fjet aty. Dy-tre ditë, ngaqë ishte koha e Covid njk mund të shkonte dhe të vinte nga Elbasani.

Me Eljo Bitrin jam njohur në 2013-2014. Në 2017 kemi bërë grabitje në një fshat të Beratit. Ka qenë dimër".

EMISIONET