Nuredin Dumani dëshmon dhe për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan?
Nuredin Dumani , 35-vjeç i cili ndodhet në burg pasi akuzohet për një sërë krimesh dyshohet se ka dëshmuar për vrasjen e Pjerin Xhuvani më 21 prill.
Këtë e ka bërë me dije gazetarja e Ora News, Keti Banushi, por megjithatë nuk dihet se çfarë ka thënë në lidhje me vrasjen që tronditi Elbasanin, vetëm 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.
Ajo që vlen të theksohet është se vrasja e tij nuk është përfshirë në ngjarjet e Dumanit që Prokuroria e Posaçme ka dërguar në Gjyaktë.
Pjerin Xhuvani, u vra më 21 Prill të vitit 2021 në Elbasan. Asokohe si pasojë e të shtënave, mbetën të plagosur Emiljan Prenga 39 vjeçar, Pavlo Vuksani 50 vjeçar, Eltjon Bodinaku 32 vjeçar dhëndri i Pjerin Xhuvanit. E plagosur po ashtu mbeti dhe efektivja e policisë Xhensila Sota 27 vjeçare.