Elezi: Duhej zhbërë modeli Basha dhe të gjithë ato që e rrethonin atë, por sot janë në krahun e Berishës

Kandidati përballë Berishës për kreun e Partisë Demokratike Ibsen Elezi tegoi arsyet se pse nuk iu dha e drejta të kandidojë si kryetar i PD në vitin 2021. Elezi tha se PD në atë kohë funksiononte pa statut, funksiononte pa sensin e marrjes së një vendimi, pa sensin e funksionimit të organeve.

Gjithashtu ai tha se modeli Basha duhej zhbërë si dhe duheshin larguar dhe të gjithë ato që e rrethonin Bashën, por që sipas Elezit, fatkeqësisht sot janë në krahun e Berishës pjesa më e mirë e tyre.

Ibsen Elezi: "Kryesia ka marrë atëherë një vendim të cilën nuk e zbardhën kurrë që unë ta lexoj. Thjesht ne mendojmë që ti nuk duhet të jesh. Duhet të kesh një vendim të shkruar, që në atë vendim të argumentohet mbështetur në statutin e PD, pasi ti nuk mund të marrësh një vendim pa u mbështetur në rregullat e partisë. Nuk pat. Unë e kërkova në mënyrë të vazhdueshme por, PD në atë kohë funksiononte pa statut, funksiononte pa sensin e marrjes së një vendimi, pa sensin e funksionimit të organeve. Kjo ishte arsyeja që duhej zhbërë modeli Basha nga partia dhe përveç modelit Basha dhe të gjithë ato që e rrethonin Bashën, por që fatkeqësisht sot janë në krahun e Berishës pjesa më e mirë. Ata së bashku e bënë atë model aq të turpshëm para demokratëve dhe para opinionit publik."

EMISIONET