Nuk pa as ndeshjen, ish-drejtori i Lartë i Policisë Erzen Breçani u ndalua te stadiumi ‘Air Albania’
Policia e ka pritur Erzen Breçanin në hyrje të stadiumit për ta arrestuar. Mësohet se sapo ai është paraqitur së bashku me biletën është ndaluar ku edhe iu komunikua akuza.
Po ashtu edhe shefi i komisariatit 6 në tiranë Dedan Gjoni është ndaluar po në stadium ku ishte me detyrë për të siguruar ndeshjen shqipëri Ishuj Faroe.
Në pranga u vu edhe Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit si dhe Bujar Germizi emër i njohur i botës së krimit në Kukës.
Në kërkim janë marrë edhe Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit dhe Ervin Mata.
Pasaj janë marrë në një hetim për grup kriminal që përfshin akuza nga përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash.
Mësohet po ashtu se zbulimi i tyre ka ardhur pas zbërthimit të bisedave në skype dhe enkro-=chat të ardhura nga Francë me operacionin metamorfoza
Ervin Mata është një personazh i njohur si armiku i Ervis Martinajt, pas një përplasje që ata patën në zonën e ish bllokut të Tiranë në vitin 2018.
Në atë ngjarje mbeti i vrarë Fabiol Gaxha nga ish-komandoja Merviol Bilo.
Ndërkohë mësohet se mes të arrestuarve janë edhe Besmir Mustati dhe Bujar Gërmizi, ky i fundit i përfshirë edhe në komunikimet me Nuredin Dumanin.
Të arrestuar
-Erzen Breçani, ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës
-Dedan Gjoni, Shef seksioni për hetimin e Krimeve në Komisariatin numër 6
-Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit
-Bujar Gërmizi emër i njohur i botës së krimit në Kukës
Në kërkim (nuk ndodhen në Shqipëri)
-Besmir Mustafi
-Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit
-Ervin Mata
-Besmir Murati
-Artan Sulejmani
-Albert Prenga
- Bajram Gerbova