Nuk ndalet Bashkia Tiranë, një tjetër leje ndërtimi në zemër të kryeqytetit për pallatin 11 + 3 kate nëntokë

Bashkia e Tiranës ka dhënë një tjetër leje ndërtimi në zemër të kryeqytetit ku pritet të ndërtohet një pallat 11+3 kate. Nisja e punimeve duke shembur vilën ekzistuese aty, ka shqetësuar banorët e zonës të cilët jashtë kamerave thonë se objekti i ri është në distancë shumë të afërt me godinat ekzistuese duke cënuar jo vetëm rregullat urbane por edhe sigurinë e ndërtimit.

Tirane- Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte ai që kërkoi votën e kryeqytetasve duke u premtuar zero leje ndërtimi dhe parqe e lulishte por situata është ndryshe ngase premtoi.

Me firmën e kryebashkiakut Tirana po betonizohet çdo ditë.

Një restorant i njohur në rrugët "Nikolla Tupe" dhe "Abdyl Frashëri" tashmë nuk ekziston dhe pritet që të ndërtohet një pallat 11 kate mbi dhe dhe 3 nëntokë

Ky pallat pritet të ndërtohet me zhvillues shoqëritë Teksas Development shpk , Daton shpk dhe Integris shpk.

Por ajo që vihet rë është së ky pallat është shumë pranë godinave ekzistuese duke cënuar distancat urbane ndërsa banorët jashtë kamerave shprehen të shqetësuar jo vetëm për zënien e hapësirës por edhe për sigurinë e ndërtimeve.

Nuk ndalet Bashkia Tiranë, një tjetër leje ndërtimi në

EMISIONET