"Nuk firmos fap e fap" Berisha sfidon SPAK ta hetojnë dhe zbulon: Edi Rama është në hetim ndërkombëtar

Kryetari i PD-së Sali Berish a deklaron se Edi Rama ka qenë dhe është  në hetim ndërkombëtar.

“Unë mund t’ju deklaroj se personalisht Edi Rama, është sipas të gjitha indicieve, ka qenë dhe është në hetim ndërkombëtar” tha Berisha në konferencën për median.

Sa i takon hetimit të tij Berisha tha se nuk i druhej pasi ka firmosur çdo gjë sipas ligjit madje sfidoi SPAK.

“Ftoj SKAP  e partisë dhe avoketërit e SKAP të partisë të shqyrtojnë çdo vendim të Sali Berishës nga viti 1992 gjer sot. Ju garantoj se në çdo veprim do të gjejnë vetëm ligjin. Ata që pretendojnë dhe thonë se SKAP po bëhet presion nga të dyja anët, nuk po i bëhet presion nga PD përkundrazi PD ka ndihmuar shumë në dokumente e prova. Nuk kam firmosur fap e fap por duke pasur ligjet dhe Kushtetutën përpara.”

Berisha tha se gjatë gjithë qeverisjes së tij nuk ka dhënë asnjë koncension pa garë.

Kreu i PD-së  tha se do të ketë dhe dhe vendim për  kreun e grupit parlamentar të PS, të cilin e quajti “Taulant Sharra”

EMISIONET