"Nuk do pështyj mbi Berishën", Basha nuk tërhiqet: Më i vështiri, por mora vendim të drejtë

"Nuk do pështyj mbi Berishën", Basha nuk tërhiqet:

Kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk tërhiqet nga vendimi i tij për përjashtimin e ish-liderit Berisha nga grupi parlamentar. Ai shprehet se nuk pendohet për vendimin që mori për pezullimin e Sali Berishës nga grupi i PD-së, pasi SHBA e shpalli “non grata”.

“Nëse i referoheni vendimit të DASH, qëndrimi im mbetet i njëjtë dhe nuk duhet askush nga demokratët ta komentojë. Sesi jemi ndjerë e kemi bërë të qartë. Vendimi është marrë pas një serie ngjarjesh dhe njihen qëndrimet e SHBA pas shpalljes së Berishës “non grata” dhe pozitës që u vendos PD," tha Basha.

Gjatë intervistës në ABC, Basha u shpreh se as interesi i Berishës, as interesi i tij nuk do të prevalojë mbi interesat e demokratëve. Sipas Bashës PD është alternativa e vetme e këtij pushteti të korruptuar.

"Bindja im në lidhje me vendimin që kam marrë është që kam marrë vendimin më të vështirë por vendimin më të drejtë. Do të ishte më e lehtë të merrja vendime të tjera, por do të shkonin në dëm të PD-së dhe demokratëve dhe do të ishin më rënduese për Berishën” tha ai.

Megjithatë, Basha nuk pranoi të përgjigjet se çfarë mendon ai për faktin nëse ka kryer korrupsion Sali Berisha, ashtu sikur e akuzon SHBA apo jo.

 “Unë nuk kam ndërmend të pështyu  mbi asgjë të 16 viteve bashkëpunim me Berishën. Kemi pasur arritje të jashtëzakonshme për Shqipërinë, edhe problemet dhe gabimet tona,” shtoi Basha.  

EMISIONET