“Notojnë” pallatet në Lezhë, katet e nëndheshme nën ujë

Shiu ka përmbytur katet e para të pallateve në Lezhë. Niveli i ujit ka shkuar deri në katër metra. Banorët thonë se rrezikojnë edhe jetën nga kabllot elektrike por dhe nga rënia në pellg.

Reshjet e shiut kanë mbushur me ujë katet e nëndheshme të pallateve. Në këtë lagje të Lezhës, banorët rrezikojnë dhe jetën. Afishet e administratorëve të pallateve i lajmërojne ata të bëjnë kujdes nga kabllot e energjisë elekrtike.

Uji shkon deri në katër metra. Disa përdorin pompa për të ulur nivelin e pellgjeve që kanë dëmtuar edhe njësitë tregtare. Banorët që jetojnë këtu thonë se është një situatë e përsëritur sa herë ka shi.

"Sa herë ka përmbytje kjo bëhet dhe nuk kemi as çfarë ti bëjmë.

Sa herë bie shi Lezha përmbytet, ta marrsha.

Keq është bërë, është 2 metra nën nivel," thonë ata.

Për këtë problematike fajësojnë ndërtuesit e pallateve, por edhe Bashkinë që nuk po merr asnjë masë për ti dhënë zgjidhje problemit.

"Duhet të ishte bërë me kontrolle më përpara q ëkur janë nisur projektet, se ato e kanë fajin.

Këtu problemi kryesor është se nuk kalon dot njeri në këmbë këtu. Kjo sepse këtu nuk është bërë një projekt afatgjatë. Shkon në Bashki e të thotë nxirreni vetë," thonë qytetarët.

Me realizimin e investimit të kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza në Lezhë, synohet ti jepet njëherë e mirë zgjidhje problemit të përmbytjeve në këtë qytet, përfshirë dhe kateve të nëndheshme të objekteve.

lezhe pallatet mbushen me uje

EMISIONET