Noka i tund gishtin Nikollës dhe akuzon Ballën si zëdhënës të Shoqatës së Bravave: Nuk e caktoni ju ku është demokrat dhe kush jo

Noka i tund gishtin Nikollës dhe akuzon Ballën si

Deputeti, Flamur Noka, u përplas në debat me kryetaren e Kuvendit por edhe kreun e grupit parlamentar të PS lidhur me vendimet e fundit të Këshillit Kombëtar të PD për të përjashtuar dhe pezulluar nga  grupi parlamentar i PD mbështetësit e ish-kryeministrit Berisha.

Teksa Balla tha se Nikolla është në përputhje me rregulloren për të zbatuar vendimmarrjen e grupeve parlamentare, Noka tha se ai është shndërruar në zëdhënës të shoqatës së Bravave.

Duke e këshilluar të merret me grupin e tij parlamentar, Noka tha se PS nuk mund të vendosë kush është demokrat dhe kush jo.

Flamur Noka: E kuptoj dashurinë e pakufijshme që Taulant Balla ka për shoqatën e bravave, e kuptoj që është i ngarkuar me mision nga kreu i regjimit për të kontrolluar pengun dhe pengjet rreth pengut. Ju zonjë nuk mund të pranoni që Tualant Balla të flasë në emër të grupit parlamentar të PD, fyerje më të rëndë për demokratët se kjo nuk ka dhe nuk ka për të patur.

Në rast se pengu autorizon Taulant Ballkën të bëjë zëdhënësin e PD kjo nuk mund të pranohet dhe nuk ndodh. Taulant Balla të vazhdojë në punën e tij dhe në grupin e tij parlamentar, ne nuk jemi përzier. Zëdhënësin e shoqatës së bravave le ta bëjë sa të dojë por jo të përmendë PD as grupin parlamentar të PD.

Është e turpshme dhe e neveritshme. Zonjë, ju jeni aty për të administruar seancat dhe nuk jeni aty për të ndarë se cilën shkresë e pranonin dhe cilën e refuzoni. Ju ka ardhur një shkresë nga Komisioni i Rithemelimit me një vendim të Kuvendit Kombëtar, e keni aty. Me çfarë të drejte ju i referoheni shkresës së Shoqatave të Bravave dhe nuk i referoheni shkresës që ka përfaqësinë e Kuvendit Kombëtar të PD.

Ku e keni të drejtën? Ju urdhëron kreu i regjimit? Padiskutim. E caktuat sot se Taulant Balla do bëjë zëdhënësin e grupit parlamentar të PS dhe shoqatës së bravave, është çështja juaj.Në emër të PD flasim vetëm ne që jemi mandatuar nga PD dhe demokratët. Mos bëni gabime të tilla, hidhini ato shkresurina në koshin e plehrave se nuk mund të na caktoni ju kush është demokrat dhe jo. Nuk mundet të fusni në thes demokracinë apo pluralizmin. Me këto skema po tregoni se krimi, interesi, bandat ju drejtojnë. Pengun e doni shumë por nuk e duan demokratët. Ndaj reflektoni, kujdes!

 

EMISIONET