Noka: Basha individualisht goditi dhe përçau rëndë PD-në, Berisha do ta bashkojë partinë

Në një intervistë për RTV Ora, deputeti i PD, Flamur Noka u shpreh se kjo është hera e parë që forca jonë politike ngel në opozitë për herë të tretë.

Sipas tij, vendimi i Bashës ishte anti statutor pa konsultime me anëtarësinë i dha një goditje shumë të rëndë partisë.

Noka: Është hera e parë që forca jonë politike ngel në opozitë për herë të tretë. Pas kësaj vjen një vendim individual që ra si një rrufe në qiell të pastër. Ky ishte një vendim që e përçau thellë PD-në. Të gjithë e dimë reputacionin e liderit historik Berisha. Një vendim i tillë anti statutor pa konsultime me anëtarësinë i dha një goditje shumë të rëndë partisë. Basha shkeli edhe vullnetin e anëtarësisë.

Berisha kërkon që të kthehet legjitimiteti në parti dhe dëgjimin e çdo zëri. Kjo është e vetmja rrugë që të rrimë të bashkuar. Vendimi i Bashës ka pasoja. Berisha e ka bërë të qartë se referendumi i anëtarëve mbyll çdo plagë, pavarësisht vendimit që do të merret. Ne do të ndryshojmë statutin që është hequr përmes referendumit. Heqja e referendumit tregon se vendimi ka qenë i parapërgatitur.

Noka shtoi se Berisha kërkon që ta bëjë më të fortë partinë përballë një klike si ajo e Edi Ramës duke dëgjuar zërin e demokratëve.

Noka: Berisha kërkon që ta bëjë më të fortë partinë përballë një klike si ajo e Edi Ramës. Ne kërkojmë që të respektojmë statusin e partisë dhe të dëgjojmë zërin e demokratëve. Kështu mbahet partia e bashkuar. Ne ishim të bashkua dhe nuk ia dolëm. Kaq të përçarë, si e mendon Basha se do të na çojë deri në fitore? Cili është misioni i një lideri; të bashkoi partinë për të ardhur në pushtet apo të rrijë në karrige?

EMISIONET