“Njolla turpi” mbi Durrës, godinat e braktisura, vend-depozitime për mbetjet urbane

Godina të braktisura në Durrës janë kthyer në vend-depozitime për mbetjet urbane dhe shqetësim për banorët. Problematika është e pranishme prej vitesh, si njollë turpi në qytetin turistik!

Kjo panoramë ndodhet në zemër të Durrësit.

Godina të amortizuara e gjysmë të rrënuara që nuk kanë asnjë funksion janë kthyer në vend-depozitime mbetjesh.

Banorët shprehen të shqetësuar për situatën.

“Është shumë shqetësuese, jo pak”.

Edhe pse ndodhet pak metra larg bashkisë së Durrësit, thonë se askush nuk ka ndërhyrë këtu.

“Bashkia si merr çdo ditë”

Për bizneset janë  hall më vetë.

"Është situatë shumë e keqe. Unë kam biznes këtu dhe më vjen keq që të kemi plehrat këtu sepse ndihet shumë edhe era e keqe. “

Kjo situatë është e pranishme prej vitesh, por ndërsa kryebashkiakët e Durrësit ndryshohen ajo ka mbetur thuajse e njejtë si njollë turpi mbi qytetin turistike.

“Njolla turpi” mbi Durrës, godinat e braktisura,

EMISIONET