Njohja e pasaportës dixhitale Covid, Rama: Shqiptarët mund të lëvizin lirisht në Europë

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar një superlajm njohjen nga Bashkimi Europian të certifikatës shqiptare te vaksinimit anti-Covid. 

Në një postim në facebook, Rama thotë se shqiptarët tashmë janë të lirë të lëvizin lirisht në Europë me pashaportën digjitale të vaksinimit.

"BE aprovon Shqipërinë, Izraelin dhe Marokun, duke dhënë edhe një shembulll kuptimplotë të progresit tonë digjital, për të gjithë ata që dëshirojnë t'u gëzohen edhe arritjeve, përveçse të shohin vetëm të këqija deri edhe ku nuk ka".

Certifikata anti-Covid që lëshohet në Shqipëri, prej kësaj të mërkure do të njihet edhe nga vendet e BE.

Komisioni Europian ka vendosur të njësojë me sistemin europian edhe certifikatat e Covidit që vendi ynë do të lëshojë.

Veç Shqipërisë, në këtë listë të njësimit të certifikatave janë edhe Andora, Izraeli, Maroku , Panamaja, Monako dhe ishujt Faroe.

Komisioneri i Drejtësisë, Didier Reynders, e konsideron një sukses udhëtimin e lirë përmes certifikatës së vaksinimit anti-Covid. 

EMISIONET