Njoftimi për përjashtimin nga grupi parlamentar i PD, Këlliçi-Nikollës: Tërhiqeni, s’është një kompetencat tuaja
Deputeti i PD, Belind Këlliçi teksa ka lexuar disa pika të rregullores së Kuvendit, i ka kërkuar Kryeparlamentares që të tërheq njoftimin për përjashtimin e deputetëve nga grupi parlamentar pasi sipas tij nuk është në kompetencat e saj.
Këlliçi shprehet se Nikolla nuk ka asnjë lidhje me situatën politike në PD, ndërsa ka shtuar se është e trishto që ka marrë atributin për të dhënë një njoftim të tillë.
Belind Këlliçi: Deputetët mund të formojnë grupe paralmentar sipas përkatësisë së orientimit politik.
Pika dy: Për krijimin e një grupi parlamentar, kërkohet minimumi deputetësh. Një deputet që largohet nga grupi parlamentar, mund t’i bashkohet një grupi tjetër parlamentar pas 6 muajsh pas largimit.
Pika 3: kur numri i deputetëve të një grupi parlamentar bie nën numrin e parashikuar nga pika 2 e këtij neni grupi pushon së ekzistuari.
Pika 4: Brenda 3 ditëve nga data e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit çdo deputetë deklaron me shkrim se në cilin grup parlamentar bën pjesë. Vetëm deputetët që nuk bëjnë deklarimin e mësipërm ose nuk i përkasin asnjë grupi parlamentar mund të formojnë një grup parlamentar të përzier, dhe nuk është ky rasti në fjalë.
Pika 5: Çdo deputetë ka të drejt të largohet nga grupi parlamentar. Nuk ka ndonjë kërkesë drejtuar byrosë Kuvendit për t;u larguar nga Kuvendi i PD.
Pika 6: Deputetët që zgjidhen gjatë legjislaturës brenda 3 ditëve nga regjistrimi, bëjnë deklarimin me shkrim se cilit grup parlamentar.
Zonja kryetare, nuk e di se ku e keni dispozitën që jeni bazuar në njoftimin që bëtë. Kjo që ju lexova është rregullorja e Kuvendit. Është e trishtë që ju merrni atributin ë të vendosni se cilët mund të jenë deputetë të grupit parlamentar të PD. Ju nuk keni asnjë lidhje me situatën politike në PD. Zbatoni Kushtetutën, dhe rregulloren e Kuvendit dhe tërhiqni njoftimin e bërë se nuk është një kompetencat tuaja.