Njihej si 'Zonja e drogës', arrestohet 36-vjeçarja shqiptare në Itali me 450 kg drogë, e tradhtoi bashkëpunëtori

Njihej si  'Zonja e drogës', arrestohet 36-vjeçarja

Shqiptarja Jona Mullaraj, 36-vjeç është arrestuar ditën e sotme nga autoritetet italine.

Ajo cilësohet nga mediat e vendit fqinj si “Zonja e drogës” dhe dyshohet se kishte marrë përsipër ruajtjen e 450 kilogramëve drogë.

Jona Mullaraj e cilësuar si 'zonja e drogës'  konsiderohet si koka e trafikut të drogës në zonën mes Monzës dhe rrethinave të Milanos. 

Mullaraj dyshohet se është tradhtuar nga bashkëpunëtori i saj 45-vjeçar, i cili ka lajmëruar policinë se ka ndodhur një grabitje në një zonë të Milanos.

Sapo kanë mbërritur në Cesano Maderno, në Brianza karabinierët kanë zbuluar lëndën narkotike.

Mediat italiane, bëjnë me dije se bashkëpunëtori i saj kishte sajuar grabitjen me ndihmën e një personi tjetër.

Policia po ashtu ka kontrolluar dhe banesën e 45-vjeçarit ku zbuluan 80 kg lëndë narkotike.

EMISIONET