Njëri vrau kolegun, tjetri plagosi qytetarin, arrestohen dy policët, nisin hetimet

Njëri vrau kolegun, tjetri plagosi qytetarin, arrestohen dy policët,

Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore bën me dije se ka nisur hetimet lidhur vrasjen e policit mbrëmjen e djeshme nga kolegu i tij.

Ndërkohë që është bërë edhe arrestimi i shtetasit Ludjan Zaimi, me detyrë oficer i patrullës përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë.

Zaimi në ambientet e brendshme të Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, qëlloi  disa herë me armën e shërbimit pas një konflikti për motive të dobëta, Çaush Saliasin, i cili vdiq në spital.

Grupi i posaçëm hetimor vijon kryerjen e veprimeve procedurale për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin me prova ligjore të veprimeve të autorit të veprës penale, ndërsa materialet hetimore do dërgohen pranë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime te mëtejshme.

Gjithashtu, Drejtoria Rajonale e AMP-së Tiranë, ka referuar materialet proceduriale për arrestimin në flagrancë të punonjësit të policisë Inspektor Lutfi Gjyla, 48 vjeç, efektiv i FNSH-së.

Arrestimi i tij u krye pasi plagosi me armë zjarri një qytetar tejtrër në ambientet e një Bar Kafeje në rrugën “Llazi Miho”.

Lutfi Gjyla, ka qenë duke konsumuar pije alkoolike dhe ishte në gjendje të dehur, ku më ka përdorur armën e tij të shërbimit duke qëlluar në drejtim të shtetasit Myrteza Lika.

Si pasojë, shtetasi M. L. ka marrë dëmtim në këmbën e majtë dhe është dërguar menjëherë në spitalin ushtarak, ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Myrteza Lika u arrestua në flagrancë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe  aktualisht ndodhen në dhomat e sigurisë në DVP Tiranë.

EMISIONET