Një tjetër makinë merr flakë në Tiranë

Një tjetër makinë merr flakë në Tiranë
Foto ilustruese

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Tiranë.

Policia bën me dije se në Unazë të Re, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti në pronësi të shtetasit N. L. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Kujtojmë se dy ditë më parë një automjet u përfshi nga flakët në parkingun një qendre tregtare gjë që shkaktoi panik në zonën e rrugës së Elbasanit.

EMISIONET