Një mik apo 100 mijë euro? Çfarë zgjedhin shqiptarët? "Miku të mbaron punë, biznese bëjnë hajdutët në parlament…"

Nuk dihet nëse është efekti i kameras apo kështu e mendojnë vërtet por shqiptarët duket se janë të prirur të zgjedhin një mik përpara 100 mijë eurove nëse u drejton një mikrofon përpara.

Në rubrikën Vox Pop me Enkin, në emisionin "Ditë e Re" në ekranin e Rtv Ora, qytetarët e lidhin këtë zgjedhje të tyre në plan afatgjatë, duke u shprehur se paratë janë momentale ndërsa një mik i mirë mbetet përgjithmonë.

Por nuk mendojnë kështu qytetarët pas telefonit që me mesazhet e tyre në celularin e Enkit në unison kanë zgjedhur 100 mijë euro.

Më poshtë disa nga përgjigjet e qytetarëve për mikrofonin e Rtv Ora.

"Një mik më shumë, nuk bëj asgjë me 100 mijë euro. Nuk kam pas asnjëherë me 100 mijë euro por nuk bëj asgjë."

"Më mirë një mik të mirë, çi do 100 mijë euro? Është më mirë të jesh një mik të mirë, është në të mirë dhe në të keq. Lekët të zgjidhin punë por jo gjithmonë. Kurrë nuk blihet miku nëse nuk është mik. Kemi pasur lekë dhe shumë dhe pak. Leku është zgjidhje por nuk është zgjedhje".

"Më mirë një mik. Mikun e ke gjithmonë, 100 mijë euro mund ti marrësh dhe ti prishësh, nuk mbetet gjë. Mikun e ke për tërë jetën. Jemi mësuar me pak ne."

"Një mik, çi do lekët? Do ti harxhosh. Duhen dhe lekët por miku është i pari."

"Po je i telendisur 100 mijë euro është gjë e mirë, por miku është më afatgjatë. Unë do zgjidhja një mik.Njeriu ka nevojë për çdo gjë, por zgjedh atë që jep më shumë kënaqësi. Pse për euro fole ti, 100 mijë euro janë shumë, euro, euro."

"Të dyja."

"Edhe miku ka rëndësinë e vet, të gjendet në kohë të vështira, lekët edhe mbarojnë.Paraja është e domosdoshme. Të dyja bashkë. Por miku është më shumë, ka të bëjë me shpirtëroren."

"Një mik, leku shkon dhe vjen, miku është mik."

"Një mik, çfarë i dua 100 mijë euro? Paratë është risku i Zotit, më mirë një mik se një çiflig kanë thënë të parët".

"Më mirë një mik se 100 mijë euro prishen, nuk dimë me i mbajt ne shqiptarët. Me  investu në biznes do miliona. Biznese bëjnë ata që janë në qeveri, hajdutët që janë në parlament dhe nuk ka tjetër. Më mirë miku se me pas hall të mbaron punë se këto nuk të mbarojnë punë."

EMISIONET