Një grua nga Berati e shoqëruar për vdekjen e Pjetër Kolës, dyshohet se ka dijeni për konfliktin mes tij dhe vrasësit

Një grua nga Berati e shoqëruar për vdekjen e Pjetër

Prokuroria dhe policia e Pukës ka shoqëruar pak para mesnatë se djeshme një grua e cila është më origjinë nga Berati që dyshohet të këtë dijeni për nisjen e konfliktit mes Pjetër Kolës dhe Maltin Gjinit.

Pavarësisht së flitet për prishje të pazareve të drogës, burimet bëjnë më dije se deri më tani nga ana e policisë së Pukës ende nuk është gjetur ndonjë provë bindëse që ta provojë shkakun e vrasjes.

Si autori i kësaj ngjarje por edhe viktima janë me origjinë nga Kaftalla e Pukës, prandaj në sitën e policisë janë edhe familjarët e persoanve të përfshirë në këtë konflikt, ku bëhet me dije se 2 të afërm të viktimës janë shoqëruar sërisht në polici për deklarime të tjera.

Vrasja e Pjetër Kolës u regjistrua  mbrëmjen e 27 shtatorit në Pukë. Viktima nuk ishte vetëm në makinë, por me një familjar i cili dhe e ka dërguar në spital.

Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes Maltin alias Anton Gjini dhe vijon marrja në pyetje e familjarëve dhe ekspertiza në vendngjarje.

Për shkak se ngjarja ka ndodhur në një zonë rurale, pranë fshatit Qafë Çelë, Pukë, e vështirëson kapjen e autorit teksa dyshimet janë se ai mund të jetë larguar drejt Kosovës.

EMISIONET