Nisin aplikimet për në Universitet, 6 ditë kohë për të zgjedhur 10 preferenca

Nga data 29 gusht deri në 3 shtator maturantët do të kenë mundësi  të zgjedhin një degë në universitet. Procedura do të jenë të njëjta si vitet e tjera, ku përmes portalit UAlbania të rinjtë do të aplikojnë për  10 preferenca.Të rinjë veç preferencave janë fokusuar edhe te tregu i punës në mënyrë që të kenë një të ardhme të sigurt.

Maturantët do të kenë mundësi të plotësojnë formularin për aplikim në universitet nga data 29 korrik deri në 3 gusht.

Në 6 ditë përmes portalit UAlbania të rinjtë mund të zgjedhin 10 preferenca për studimet e larta.

Ky është viti i dytë që maturantët hasin vështirësi për shkak të pandemisë, jo vetëm gjatë vitit mësimor, por edhe gjatë provimeve.

Xhuljano Pole thotë se provimi i gjuhës shqipe dhe matematikës kanë qenë të vështira dhe te ai ka patur një ndikim te notat.

"Na ka ulur mesataren, pikët për konkurrim".

I riu nuk ka zgjedhur të aplikojë që ditën e parë, për shkak të fluksit megjithëse e ka vendosur tashmë se cilat degë do të zgjedhë.

Pasioni dhe tregu i punës e drejtojnë të ekonomia dhe teknologjia.

"Kam zgjedhur Informatikë Ekonomike. Kohën e fundit teknologjia ka zhvillim shumë të madh dhe ndikim te të gjithë ne."

Por për t`ju ardhur në ndihmë maturantëve është ndërtuar edhe një sistem që duke llogaritur mesataren u afishon atyre degët ku kanë më shumë shanse për të fituar universitetin.

Ndërsa për ata që nuk arritën të kalonin në një nga provimet e maturës sezoni i vjeshtës do të nisë në 24 gusht kur do të mbahet provimi i gjuhës së huaj, në 27 ai i gjuhës shqipe, ndërkohë që matematika do të mbahet në 31 gusht dhe në fund do të jetë ai me zgjedhje në 3 shtator. Në anën tjetër aplikimet për në universitete do të jenë të hapura edhe për 2 raunde të tjera.

EMISIONET