Nishani: Problemi në PD paaftësia për të krijuar opozitë, Rama i ka fitur të gjithë këto 8 vite

Nishani: Problemi në PD paaftësia për të krijuar

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-presidenti Bujar Nishani u shpreh se thelbi i problematikës në PD është vakumi i madh për të krijuar opozitarizëm.

Nishani shtoi se me opozitën e tanishme, Edi Ramës nuk i ka ngel më se çfarë të fitojë sepse i ka fituar në këto 8 vite.

Nishani: Thelbi i asaj që është problematikë në PD dhe qasjes për ta ndryshuar, qëndron në vakumin e madh në opozitarizëm. Nuk është çështje pse ka debat në PD, por sepse ka një paaftë për të prodhuar politikë si opozitës.

Kjo është edhe një ndër arsyet pse duhet ndryshimi. Opozita lë një vakum në çështjet e brendshme dhe ato rajonale. Pra ne nuk kemi një qëndrim se cila do të jetë politika e jashtme nesër e opozitës. Kjo vjen nga paaftësia për të bërë politikë. Ramës nuk i ka ngel më se çfarë të fitojë sepse i ka fituar në këto 8 vite.

EMISIONET