Niset transportimi i mjetit të tonazhit të rëndë në aksin Durrës-Elbasan

Është nisur transportimi i mjetit të tonazhit të rëndë në aksin Durrës-Elbasan.

Transportimi i mjetit të tonazhit të rëndë pritet të krijojë vështirësi për lëvizjen normale të mjeteve të tjera.

Gazetari Mark Brunga ka raportuar se "Mjeti do të përdoret nga fabrika e koorumit por që është në masa sigurie të jashtëzakonshme, është hera e parë mbase prej vitesh që nuk transportohet në këtë rrugë".

Makineria gjigante ka arritur disa ditë më parë brenda portit të Durrësit, sonte është nisur drejt destinacionit final që është qyteti i Elbasanit. Do të shoqerohet dhe me bllokimin e rrugës. Linja e zakonshme paraqet vështirësi për ato që kalojnë rrugën.  

Makineria ecën me rreth 5 km në orë dhe mendohet se do të zgjasë rreth 12 orë udhëtim.

Më herët policia dha një njoftim të rëndësishëm për drejtuesit e mjeteve që të lëvizin sonte pas orës 22:00 në aksin: Porti i Durrësit -Plazh Plepa – Rrogozhinë – Elbasan.

Do të kryhet transporti i një mjeti jashtë norme, i cili i kalon kufijtë e përmasave gabarrite dhe kërkohet mirëkuptimi i të gjithë drejtuesve të mjeteve që do të qarkullojnë në këtë aks rrugor, pasi lëvizja do të jetë shumë e ngadaltë dhe do të krijohen pengesa për lëvizjen normale të mjeteve.

EMISIONET