Nis tërheqjen vala e të ftohtit, ja parashikimi i motit për sot

Nis tërheqjen vala e të ftohtit, ja parashikimi i motit për sot

Dita e mërkurë do të ketë një tërheqje të valës së ftohtë duke sjellë rritje të temperaturave në ultësirën perëndimore por mbeten me temperatura të ulëta zonat malore përgjatë shtrirjes lindore duke theksuar ngricat në këto zona.

Sipas MeteoAlb, orët vijuese do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku më të theksuara vranësirat paraqiten në verilindje dhe juglindje të territorit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -12°C deri në 10°C.

Era do të fryjë e mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

EMISIONET