Teatri Kombëtar/ Gjyqi vijon nesër në Gjykatë Kushtetuese, zgjerohet objekti i hetimit

Gjykata Kushtetuese ka zgjeruar objektin e hetimit për prishjen e Tetarit Kombëtar.

Trupa gjykuese ka pranuar kërkesën e Presidentit, duke marre si provë edhe Vendimin e Këshillit Bashkiak mbi të cilin u mor vendimi për prishjen e godinës.

Presidenca kërkoi qe ky vendim i këshillit të shpallet antikushtetues, dhe të pezullohen efektet e tij, të mos ndërtohet Teatri i ri, pa u shprehur Gjykata Kushtetuese.

"Pezullimit të ndërtimit të atyre godinave bashkëkohore që kanë dhe kulla mbrapa derisa ky objekt gjykimi kushtetues të përfundojë. Kjo ishte kërkesa e sotme që Gjykata e pranoi dhe u dha kohë palëve të tjera, pra këshillit të ministrave dhe bashkisë Tiranë që të paraqesin pretendimet nesër mbi këtë kërkim tonin," tha Bledar Dervishi.

Seance e radhës, ku palët do të shprehin qëndrimet e tyre do të mbahet të mërkurën në orën 10:00

Avokatja e Aleancës për Teatrin Adriana Kalaja e quajti arritje faktin që Gjykata pranoi ta administrojë si provë vendimin e KB Tiranë. 

"Vendimi i Këshillit Bashkiak sot u pranua të bëhet pjesë e procesit kushtetues, duke zgjidhur një herë e përgjithmonë papajtueshmërinë me Kushtetutën dhe i presim rrugë nesër një padie për ta zgjidhur këtë çështje në Gjykatën Administrative. Sot Gjykjata Kushtetuese konfirmoi se është çështje e karakterit kushtetues. Jemi të bindur se në fund të gjykimit do na japë të drejtë"

Gjithashtu avokatja Kalaja u shpreh se janë bashkuar me presidencën për shtimin e objektit të kërkimit pasi çmojnë se VKM- ja e transferimit të pronës nuk ka përfunduar në momentin e transferimit të pronës.  

Bledar Dervishaj këshilltar ligjor i Presidentit është shprehur se nuk janë administruar të gjitha provat që kërkoi kreu i shtetit. "Mungonin 60% e dokumenteve të kërkuara"

Teatri Kombëtar i ndërtuar nga arkitektë italianë dhe inaguriar ne vitin 1938, në prag të pushtimit fashist të Shqipërisë u shemb më 17 maj 2020. 

EMISIONET