Si ndihesh përkrah anonimëve? Nikolla zihet "ngushtë" për Rama 3, tregon a u ka mbetur qejfi Ballës, Gjiknurit e Braçes

Lindita Nikolla vjen pas një karriere të spikatur në krye të Kuvendit  edhe si figurë politike brenda PS por edhe si figurë që ka përfaqësuar PS në funksione të larta shtetërore deri në ministre.

E pyetur nga ish-kolegu në Kuvend Luan Rama në emisionin "Drejt në Rtv Ora si ndihet socialistja Lindita Nikolla kur ka përkrah në trupën e përfaqësimit të PS në funksione të larta shtetërore njerëz pa identitet, pa biografi politike dhe profesionale, pa kontribute në sytë e opinionit dhe shoqërisë, ajo dha këtë përgjigje.

Nikolla: Nuk dua ti etiketoj si të tillë.Është një energji e re që çdo skuadër ka nevojë të rifreskohet. Nëse i referohesh skuadrës qeverisëse, janë profesionistë të fushës. Kanë vendosur të bashkëpunojnë me PS në qeverisjen e vendit dhe hap pas hapi edhe për të bërë pjesën politike të afirmimit në PS.

Rama: E konsideroni normale që një person vjen nga auditoret e Universitetit dhe bëhet ministre në një vend me kaq shumë probleme të qeverisjes dhe zhvillimit të vet?

Nikolla: Nuk ka në dijeninë time. Vajzat që ju ju referoheni kanë pasur kontributin e tyre në sektorët publikë dhe privatë, kanë spikatur me talentin dhe aftësitë për të qenë ministre të suksesshme.

Murati: Në 5-6 vitet e fundit kjo ndoshta është qeveria më politike nga pikëpamja e përfaqësimit të karrierës brenda partike. Në qeverinë Rama 2 dhe jo vetëm pse erdhën dy përfaqësues nga Kosova, disa përfaqësues në atë qeveri duhej t'ua fusje emrin në gooogle për tu parë karrierën profesionale. Qeveria Rama 3 e ka rritur sasinë e përafqësimit nga karriera brenda partiake.  Dua të pyes Nikollën për Taulant Ballën, Gjiknurin, Braçen, nuk janë në qeveri. A kanë shprehur pakënaqësi dhe si e shihni që janë lënë jashtë ekzekutivit?

Nikolla: Nuk kam lexuar asnjë lloj pakënaqësie. Balla është në krye të grupit parlamentar të PS, ka një protagonizëm të spikatur në  proceset e organizmit të PS dhe në drejtimin e grupit parlamentar të PS, ka qenë shumë bashkëpunes dhe me mua personalisht.Gjiknuri ka filluar me intensitet të plotë punën si sekretar i përgjithshëm i PS, ka përshkruar pothuasje të gjithë qarqet për përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme. Edhe Braçe është zë i fortë i spikatur i PS, pse jo dhe një zë kritik që është në lartësinë e detyrës dhe ka kontribut të paçmuar në PS.Më kanë inkurajuar dhe mbështetur dhe po vijojmë bashkëpunimin.

EMISIONET