Ngjela: Denoncimet në SPAK nga politika të gabuara, duket sikur drejtohen nga palët politike

I ftuar në RTV Ora, avokati Spartak Ngjela u shpreh se Politika amerikane ka thënë se do të luftojë korrupsionin në Shqipëri disa herë me qëndrime zyrtare.

Ai tha se drejtësia në vend po vepron, edhe pse me vonesë, duke shtuar se kallëzimet e politikës në SPAK janë të gabuara sepse implikojnë se politika ndikon te SPAK-u.

Ngjela: Politika amerikane ka thënë se do të luftojë korrupsionin në Shqipëri, jo njëherë , por disa herë. Kanë krijuar SPAK-un dhe ky i fundit është në lojë, por ashtu BKH-ja është në forcë. Atëherë do të shohim hap pas hapi, sepse nuk janë aq të lehta hetimet. Kreu i SPAK ka dhënë se kanë filluar hetimet, por nuk ka përmenduar emra sepse janë sekretë. Drejtësia po vonon, por ama mund të mos vinte kurrë. 60% e gjyqtarëve kanë dalë të korruptuar, është pastrim i madh dhe do kohë. Mund të ishte më shpejt, por cenohen shumë njerëz që janë në pushtet.

Mendoj se SPAK ka ecur dhe ka dalë BKH-ja. Në këto 6 muaj është bërë ndonjë gjë? Janë bërë denoncimet, por ato që bën politika janë të gabuara, i Ballës është i gabuar, sepse janë palë kundërshtare. SPAK kështu është në vështirësi të madhe sepse duket sikur i drejtojnë ata. Ajo që kërkon PS-ja është ndihmë të korrupsionit të PD. Sepse i jep mundësi kundërshtarit që SPAK drejtohet nga PS. Nuk mendoj se janë gabime këto, janë të menduara, është gjendje e rëndë.

EMISIONET