Ngjarja tronditëse/ Kjo është gropa ku u varros nga fëmijët Pëllumb Meta, pasi u vra nga djali i tij

Ngjarja tronditëse/ Kjo është gropa ku u varros nga

Kjo është gropa ku u varros 50-vjeçari Pëllumb Meta, pasi u vra nga fëmijët e tij. Aty u varros trupi i pajetë i Pëllumb Metës, i cili u vra nga djali i tij Hysen Meta, i cili më pas në bashkëpunim me motrën Hygerta Meta dhe vëllain e vogël Amarildo, fshehën trupin e pajetë të babait.

Edhe pse ishte 19-vjeçarja Hygerta Meta ajo e cila mori përsipër fillimisht krimin, rezultoi se ajo dhe vëllai i saj Amarildo Meta ndihmuan Hysenin që të fshihnin provat e krimit, pasi ky i fundit kishte vrarë babain në dhomë.

Ishte vetë 25-vjeçari Hysen Meta i cili kishte denoncuar në polici zhdukjen e babait, çka bëri që uniformat blu të nisnin hetimet. Por pas disa kërkimeve, policia thelloi më tej hetimin, duke dyshuar për një krim në familje, duke futur menjëherë në rrethin e të dyshuarve të gjithë familjarët e viktimës Pëllumb Meta.

Hysen Meta pas krimit ka lëvizur nga banesa makinën e të atit dhe e ka çuar në Sektorit Rinia në Durrës, shkoi në polici dhe e denoncoi të zhdukur të atin e tij. Pas këqyrjes së kamerave policia u bind se nuk kishte të bënte më me zhdukje, por me një krim.

Edhe pse fillimisht 19-vjeçarja Hygerta Meta mori përsipër krimin duke deklaruar se ishte ajo që qëlloi mbi babin, madje me gjakftohtësi deklaroi para uniformave blu se ishte e lumtur që e kishte kryer ajo krimin, më vonë rezultoi se ajo kishte qenë vetëm bashkëpunëtore.

Jam e lumtur që e kreva unë këtë punë dhe nuk pendohem që kam vrarë tim atë. Ai na ka torturuar dhe i ka nxirë jetën nënës sime. Unë jam fëmija i vogël i familjes. Motra është më e madhja është e martuar, janë 2 vëllezërit dhe pastaj unë. Mami dhe ne nuk kemi folur kurrë në familje. Për gjithçka fliste dhe vendoste babai. Ai nuk na pyeste kurrë çfare dëshironim. Kur mori vendimin për martesën time aty erdhi fundi. Nuk dëgjoi çfarë unë doja. M’u mblodh një urrejtje për një kohë të gjatë. Ditën e ngjarjes nuk u konfliktuam fare. Mora armën që babi përdorte kur shkonte në punë si roje dhe e qëllova brenda kasolles së bagëtive. Pas krimit e kam mbështjellë me një çarçaf pastaj me fasho e në fund me qese. Armën e hodha buzë detit”, deklaroi vajza.

Por pas hetimeve të policisë rezultoi se ajo dhe djali tjetër i familjes Amarildo Meta kishin ndihmuar autorin e krimit që të prishin provat e vrasjes.

Ndërkohë që po hetohet në gjendje të lirë edhe gruaja e viktimës Blerta Meta, pasi dyshohet se ka qenë në dijeni të ngjarjes por e ka mbajtur të fshehtë.

EMISIONET