Ngjarja e rëndë në Gjirokastër/ Gazetarja Ervina Shehaj tregon historinë e vajzës që i dha fund jetës

Në një intervistë për emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, gazetarja Ervina Shehaj ka analizuar ngjarjen e 16-vjeçares, e cila i dha fund jetës disa ditë më parë në Gjirokastër.

Sipas Shehaj, e reja ishte një vajzë e ndrojtur dhe selektive në përzgjedhjen e shoqërisë si dhe shumë aktive gjatë procesit arsimor.

Shehaj tha se vajza kishte kërkuar të ndryshonte klasën dy javë përpara ngjarjes tragjike.

Megjithatë, as punonjësja sociale dhe as mësuesit nuk kishin qenë të informuar për situatën e saj emocionale, pasi ata nuk kishin arritur të identifikonin shenjat e bullizmit. Për më shumë ndiqni emisionin e plotë.

EMISIONET