“Ngecin” hetimet, Kenia nuk dërgon në Tiranë autopsinë për vdekjen e Joy Aoko në Tiranë

Hetimet për vdekjen e Joy Aoko, një vajzë nga Kenia e dhunuar në verën e vitit 2022, po shkojnë drejt pezullimit për shkak të mungesës së bashkëpunimit nga autoritetet keniane. Letërporositë dhe përpjekjet për të siguruar autopsinë dhe dëshmi nga mjekët kenianë kanë mbetur pa përgjigje, ndërsa hetimet në Shqipëri nuk kanë arritur të gjejnë prova konkrete për ngjarjen

Hetimet për vdekjen vajzës nga Kenia Joy Aoko pasi u dhunua në Tiranë verën e vitit 2022 po shkojnë drejt pezullimit pa arritur të japin përgjigje shteruese për të vërtetën e ngjarjes së mbushur me mister.

Vajza ndërroi jetë në Kenia pasi u transferua atje pasi qëndroi për disa muaj në gjendje Kome në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Autoritetet e Drejtësisë Keniane nuk  po i  vënë në dispozicion grupit hetimor autopsinë e të resë për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Letër-porosia nisur drejt Ministrisë së Kenias rreth 1 e 10 muaj më parë nuk ka marrë përgjigje deri në mes të muajit Janar.

Mungesa e përgjigjes për kërkesën ku pala shqiptare kërkon pyetjen e mjekëve që kishin trajtuar pacienten dhe vënien në dispozicion të autopsisë mjeko-ligjore, ka stopuar veprimet hetimore.

E për pasojë që nga kjo kohë, hetuesit nuk kanë kanë kryer asnjë veprim hetimor në dosje, duke çuar drejt pezullimit total të kësaj çështje pa përcaktuar qartësisht se cfarë ndodhi mbrëmjen 13 gushtit 2022.

Ndërkohë për këtë rast gjatë vitit 2023 në policinë e Tiranës janë shoqëruar 6 persona në lidhje me dyshimin për dhunimin barbar që çuan drejt vdekjes së të resë nga Kenia, Joy Aoko.

Në mesin e të shoqëruarve dhe marrjes në pyetje është dhe shoferi i kazinosë.

Mësohet se në të njëjtën kohë janë shoqëruar dhe marë në pyetje dhe 5 persona të tjerë si dhe shoqja e viktimës, Emili Mutua.

Ndërsa janë ushtruar 4 kontrolle banesash në Tiranë, por pa mundur të gjenden prova. Madje edhe nga telefoni i viktimës nuk u siguruan të dhëna dhe prova që tregonin implikimin e ndonjë personi në këtë ngjarje.

EMISIONET