Ngec rindërtimi i shkollave në kryeqytet, dy vjet më parë Veliaj tha se “po punojmë në ditë pushimi”

Pavarësisht premtimeve të qeverisë por dhe kryebashkiakut të Tiranës për rindërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, shumë institucionet arsimore në Tiranë janë larg rindërtimit dy vite pas fatkeqësisë natyrore. Nnxënësit e shkollave të dëmtuara edhe këtë vit janë detyruar të shkojnë në institucione arsimore të tjera larg vendbanimit ku mësojnë edhe me turne.

"Gjasat janë që ata që kanë bërë 99 shkolla do të bëjnë dhe të 100. Do vazhdojmë me këtë ritëm, ma bëni hallal se sot është dhe ditë pushimi. Por fakti që punohet dhe në ditë pushimi do të thotë se e kemi ndarë mendjen për ta bërë këtë punë".

Kryebashkiaku i Tiranës deklaroi dy vite më parë, përkatësisht në 10 tetor 2020,  se për rindërtimin e shkollave po punohet edhe në ditë pushimi, por në gjimnazin "Partizani" në një ditë jave ritmi i punës është ky.

Pavarësisht se punimet kanë nisur ritmi i tyre shihet në këto pamje të xhiruara këtë të premte, 23 shtator.

Teksa po bëhen 3 vite nga tërmeti i 26 nëntorit i 2019,  shumë shkolla në kryeqytet ende nuk kanë nisur me rindërtimin.

Kjo është shkolla "Xhezmi Delli". Pamjet tregojnë se në këtë godinë ende nuk ka nisur ndërhyrja për rikonstruksion duke mos përmbushur premtimet e dhëna të Kryebashkiakut.

Edhe tek shkolla "26 Nëntori", e dëmtuar nga tërmeti, ende nuk ka nisur punimet.

Prindërit kanë kërkuar vazhdimisht infirmacion nga bashkia e Tiranës, por kjo e fundit nuk u kanë dhënë një përgjigje të saktë.

Edhe këtë vit nxënësit e shkollës 9-vjeçare "Musine Kokalari"  për fat të keq nuk po ndjekin mësimet në shkollën e tyre .

Edhe pse shkolla është e rrethuar askush nuk po punon, duke i detyruar shumë nxënës të mësojnë në institucione të tjera arsimore me turne e shumë të tjerë të hasin vështirësi dhe me transportin për shkak të distancës.

"Ku janë shkollat? Vetëm llafe, vetëm llafe. Sot kemi 60 shkolla të përfunduara dhe janë në përfundim e sipër 168 shkolla. Deri vjeshtën e vitit tjetër do të kemi përfunduar çdo gjë në lidhje me tërmetin" deklaronte Ahmetaj me 10 dhjetor 2021.

E teksa ish-ministri i Rindërtimit Ahmetaj në deklaratat e tij shprehej se qeveria nuk ka vetëm llafe, realiteti është krejt tjetër.

EMISIONET