Nga Tropoja në Durrës të vidhte shoferët e karrotrecëve, ja skema

Nga Tropoja në Durrës të vidhte shoferët e

Një 48 vjeçar kishte gjetur një mënyrë për t’u vjedhur para drejtuesve të karrotrecëve.

Pasi i telefononte duke i mashtruar se i ishte prishur makina, u kërkonte para dhe më pas largohej në drejtim të paditur.

48 vjeçari me banim në Tropojë vinte në Durrës për të kryer vjedhjet informon policia e këtij qyteti, por dje, (21 korrik) në tentativën e fundit përfundoi në rrjetën e policisë.

Ai u prangos në flagrancë rreth orës 16:00 Në Sukth, Durrës, duke tentuar t’i vjedhë me anë të mashtrimit shumën prej 60.000 lekë të reja, shtetasit P. Z. pronar i një karrotreci.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip "Benz" që ky shtetas e përdorte për t’u larguar pasi merrte paratë e përfituara, të cilin e kishte braktisur në Sukth, Durrës.

Skema

48 vjeçari telefononte  pronarët e karrotrecave me pretekstin se kishte automjetin e prishur, më pas i kërkonte para atyre për të paguar servisin dhe pasi i merrte largohej me shpejtësi.

Vjedhjet

Në këtë taktikë ai kishte kryer 5 vjedhje nga shkurti I 2021.

Nga hetimet e kryera rezultoi se shtetasi L. M. është autor i dyshuar i 5 vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht:

Më datë 27.02.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën prej 600 euro, shtetasit E. Ç.;

Më datë 18.03.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën prej 65.000 lekë, shtetasit A. P.;

Më datë 18.04.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën 800 euro, shtetasit P. P.              

Më datë 18.07.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën 700 euro, shtetasit A. G.;

Më datë 21.07.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën prej 500 euro, shtetasit S. M.;

Shtetasi L. M., 48 vjeç, banues në Tropojë ishte dënuar disa herë për veprën penale "Vjedhja me anë të mashtrimit".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Operacioni u kodua “Karroatreci”

EMISIONET