Nga Tirana në Elbasan të merrte 400 mijë lekë viktimës që kishte kanosur. Policia ia vë prangat në biçikletë

Një 35 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se  shtrëngoi me anë të kanosjes, një shtetas, për dhënien e 400 000 lekëve të rinj.

Nga video e përcjelle nga policia i riu ka rënë në pranga në teksa ishte në biçikletë.

“Falë ndërhyrjes në kohë, të shërbimeve të Policisë, ky shtetas u kap në flagrancë teksa merrte shumën e parave” informoi sot policia.

Policia kishte pasur informacion dhe ndërmori operacionin “Shenja”

E. B., 35 vjeç, banues në Tiranë u arrestua për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë".

Nga veprimet hetimore rezulton se 35-vjeçari, në bashkëpunim me të tjerë, ka kanosur një shtetas, për dhënien e 400 000 lekëve të rinj, shumë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një celular dhe me biçikletën me të cilën lëvizte i arrestuari.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti, si edhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET