Në tetor nis efektin indeksimi i pensioneve dhe i pagave për policët e gardianët

Pas kryeministrit Edi Rama ka qenë Ministrja e Financave ajo që ka shpjeguar më tej paketën e ndihmës. Sipas saj 674 mijë pensionistë do të mund të tërheqin rritjen duke nisur nga tetori, teksa dhe paga minimale do të jetë e shtuar për 200 mijë punonjës

Ministria e financave Delina Ibrahimaj ka plotësuar shpjegimin e kryeministrit Edi Rama sa i përket ndryshimeve të pensioneve dhe të agave.

Ajo nënvizoi se shtesa me 6 për qind e përfitimit të pensionistëve do të jetë nga data 1 tetor dhe do të përfshij 674 mijë persona.

"Nga pensioni i muajit shtator që do të fillojë të paguhet në tetor, ne do të indeksojmë  me 6 % të gjitha kategoritë e pensioneve, që duke i shtuar 3.3% që u rritën në muajin prill, ne kemi bërë një rritje me 9.5% në krahasim me pensionin që merrej më parë," tha ajo.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ndërkaq janë 41 mijë punonjës të administratës shtetërore duke përfshirë policinë e burgjeve dhe stafin mbështetës që do të kenë shtesë në pagë.

Sa i përket pagës minimale 200 mijë persona do të marrin tashmë 34 mijë lekë në muaj.

"Do të rriten pagat për administratën, për policinë e shteti dhe për policinë e burgjeve. Paga minimale do të rritet në 34 mijë lekë. Do të indeksohen pensionet e invaliditetit me 7.5%. Ndihma ekonomike rritet me 10%, dyfish ndihmë ekonomike për gratë kryefamiljare me 2 fëmijë," tha ministrja.

Ibrahimaj shtoi se do të kërkohet shtimi i fondit për naftën pa taksa ku do të përfshihen në skemë 34 mijë persona.

EMISIONET