Nga Spanja në Gjermani droga trafikohej në rrotat e rulit, pjesë e bandës dhe një shqiptar

Nga Spanja në Gjermani droga trafikohej në rrotat e rulit, pjesë

Katër persona janë arrestuar mes tyre tre shtetas polakë dhe një shqiptar të përfshirë në një trafik ndërkombëtar droge nga Spanja në Gjermani. 

Gjykata për tre prej tyre ka urdhëruar arrestimin ndërsa pritet dhe ekstradimi drejt Gjermanisë.

Qendra e organizatës ishte në Valls të Tarragonës. Hetimi nisi në 2020. Marijuana prodhohej në Spanjë dhe trafikohej në Gjermani.

Organizata merrej me prodhimin, shpërndarjen dhe shitjen e marijuanës.

Marijuana prodhohej në shtëpi bari në zonën e Tarragonës më pas ata transportoheshin drejt Gjermanisë me mjete të rënda si rul.

Në maj të 2020 policia arriti të bllokojë një nga këto mjete me 166 kg marijuanë. Policia arrestoi shoferin.

Në një rast tjetër u sekuestruan 60 kg drogë.

Në korrik policia spanjolle në Tarragona të Spanjës ndërmori një operacion për ndalimin e një mjeti të rëndë në rrotat  e të cilit ishin fshehur 62. 650 kg marijuanë raporton media spanjolle.

 

 

EMISIONET