Maturantë nga Kosova e Shqipëria mundësi të barabartë për të konkuruar në të gjithë universitetet
Të gjithë maturantë nga Kosova e Shqipëria kanë mundësi të barabartë për të konkuruar në të gjithë universitetet nga Gjirokastra në Mitrovicë.
Kjo arrihet nga marrëveshja që firmoset sot në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive, sipas të cilës mes Shqipërisë e Kosovës
Dy shtetet do të kenë procedura të unifikuara të aplikimit dhe regjistrimit në programet e ciklit të parë, të dytë dhe profesionale.
Hiqen të gjitha kufizimet për pranimet e studentëve në institucionet publike të arsimit të lartë të të dy vendeve tona.
“Me këtë marëveshje maturantët nga Kosova e Shqipëria do të kenë qasje të barabartë në 19 universitete publike nga Gjirokastra në Mitrovicë” tha ministri kosovar.
Marrëveshja nënshkruhet në prag të afateve për regjistrim në institucionet e arsimit të lartë dhe mund të zbatohet nga ky vit.
Ministria e Arsimit e Shqipërisë angazhohet për të lehtësuar brenda 3 ditësh procedurat e unifikimit të diplomave si dhe unifikimin e procedurave që lidhen me aplikimin dhe regjistrimin e studentëve.
Në Universitetet e Kosovës do të ofrohen kuota të veçantë për studentë nga Shqipëria. Por dhe në Shqipëri universitetet kanë të drejtë të caktojnë kuotat e tyre.
Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Evis Kushi tha se një marëveshje e tillë hyn në zbatim vitin e ardhshëm