New York, çifti humbi jetën pasi ra nga kati i 6-të i banesës, nëna e 35-vjeçarit shpërthen në vaj “Sot kishte ditëlindjen”

New York, çifti humbi jetën pasi ra nga kati i 6-të i

Një çift shqiptar, Florind Belliu 35 vjeç dhe gruaja e tij Ornela 28 vjeç ndërruan jetë ditën e djeshme (6 gusht)pasi ranë nga kati i gashtë i banesës në të cilën jetonin.

Nëna e 35 vjeçarit, u rrëzua në trotuar përpara ndërtesës dhe vajtoi pasi mësoi për humbjen fatale.

Fqinjët u përpoqën ta ngushëllonin, por ajo nuk mund të qetësohej, tha një fqinj.

“Ajo sapo humbi djalin e saj, ky është fëmija i saj", tha fqinji.  

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Edhe portieri i godinës Sajdi Perkaj ngushëlloi nënën e pikëlluar.

“Sot kishte ditëlindjen, më tha nëna e tij. Familja e saj është në Shqipëri”, tha Perkaj.

Fëmijët e çiftit ishin brenda banesës të padëmtuar, thanë policët. Një dritare mbi rrugicën nga e cila policët dyshojnë se kanë rënë mbeti e hapur ndërsa policia po kontrollonte.

Fqinjët thanë se çifti jetonte atje me djemtë e tyre.

“Ata ishin fëmijë shumë të mirë, dy djem të vegjël”, tha fqinji Giovanni Resto për Daily News. “Ata po luanin me qenushin tim dy ditë më parë. Edhe prindërit ishin vërtet të mirë. Gruaja ishte shumë e bukur. Djaloshi ishte pak i turbullt, por një familje e bukur.”

Dyshja mund të kenë debatuar para se të vdisnin, thanë fqinjët.

“Dikush tha se kishte ulërima,” tha Steve Iurilli, 63 vjeç.

Porter Harold Jonson, 60 vjeç, vuri re se diçka nuk po shkonte me35 vjeçarin.

“E pashë mbrëmë, i thashë, 'a je mirë?', sepse ishte i zemëruar.

Një punëtor ndërtimi aty pranë dëgjoi rënien e çiftit dhe vrapoi për të parë se çfarë ndodhi, kujton fqinji Frank Mussemeci.

“Ai po pinte kafe aty”, tha Mussemeci. "Dhe ata dëgjuan një zhurmë të madhe si një copë çeliku që përplaset në tokë, si 'bum'."

Një fëmijë u dëgjua duke bërtitur “Mami! Mami!” sekonda pas zhurmës, tha Mussemeci.

EMISIONET