Nevoja për hartë të re/ Mziu: Reformë të dakordësuar ndryshe nuk ka fare

Deputeti i PD dhe njëherësh dhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Reformën Territoriale, Xhelal Mziu gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Everest Dedaj foli për nevojën për një hartë të re territoriale.

Mziu teksa përmendi disa arsye pse ndarja e tanishme territoriale nuk është e duhura tha se Komisioni Parlamentar për Reformën Territoriale do të bëjë maksimumin e mundshëm për të arritur një pushtet vendor me kompetenca, me pavarësi, duke qenë pranë qytetarëve me shërbimin e tyre.

Gjithashtu Mziu tha se, ose do të dakordësohet ose nuk do të ketë reformë territoriale.

Xhelal Mziu: Është bërë miratimi i komisionit dypalësh me bashkëkryetar dhe me numër të barabartë dhe është miratuar në seancën e kaluar të parlamentit. Mbledhja e sotme kishte të bënte jo vetëm për tu angazhuar pjesa e komisionit në këtë drejtim por dhe  për të sensibilizuar të gjithë aktorët e tjerë që duhet të japin kontributin e tyre për të përfituar një Reformë Administrative Territoriale më të mirë nga se kemi ne sot. Ky komision do të bëjë maksimumin e mundshëm për të arritur një pushtet vendor me kompetenca, me pavarësi, duke qenë pranë qytetarëve me shërbimin e tyre.  Reforma më parë është bërë pa pëlqimin e opozitës dhe asnjë nga ato çfarë ishin thënë përpara reformës së 2015 nuk janë realizuar. Së treti sot pushteti vendor është shumë herë më i varur sesa 7 vite më parë.

"Harta e re territoriale është për të vendosur balancimin, standartet, për të përcaktuar kushtet çfarë kërkohen. Ti përkasin një origjine, të kenë të njëjtën kulturë, ti përkasin të njëjtit rreth apo të tjera instrumenta që janë të shkruar dhe që mbetet vetëm ti zbatojmë", tha Mziu.

"Nuk mund të kemi një reformë territoriale të njëanshme. Ose do të arrihet kompromisi ose nuk do të gjendet fare zgjidhje. Ose do të dakordësohet ose nuk ka fare reformë territoriale", shtoi ai.

EMISIONET