Nesho: Vuçiç me Open Balkan po përdor Ramën kundër BE-së, dëmton interesat e Shqipërisë

Në një intervistë për Ora News, ambasadori Agim Nesho u shpreh se Vuçiçi po merr një vendim tjetër, jashtë Serbisë me organizatën e tij të re, Open Ballkan lidhur me BE-në.

Ai tha se ai përdor ndjenjat e liderave të Shqipërisë dhe Maqedonisë që janë të pakënaqur me negociatat me BE-në.

Nesho: Liderat evropianë i kanë kërkuar Vuçiçit që ta njësojë politikën e Serbisë me BE-në, ose të bëjë një zgjedhje tjetër. Vuçiçi do të marrë një vendim tjetër, jashtë Serbisë dhe ta marrë këtë vendim me organizatën e tij të re, Open Ballkan. Këtu ai përdor ndjenjat e liderave të Shqipërisë dhe Maqedonisë që janë të pakënaqur me negociatat. Pozicioni i Ramës është duke marrë një vendim shumë të rëndë për interesat e Shqipërisë, duke u përdorur nga ana e Serbisë.

Rama bën ato kritikat e rastit për tu justifikuar edhe para shqiptarëve që kemi realizuar kushtet, por në fakt vendet tona vuajnë nga fenomene që e bëjnë të pamundur bashkimin e me BE-në. Edhe Komisioni Evropian ka bërë kritika ndaj Ballkanit Perëndimor duke përfshirë korrupsionin dhe kapjen e shtetit, duke shkuar drejt regjimeve hibride.

Nesho shtoi se kohët e fundit BE-ja ka thënë se duhet bërë një zgjidhje e kushtëzur nga zhvillimet gjeo-politike.

Nesho: Kohët e fundit BE-ja ka thënë se duhet bërë një zgjidhje e kushtëzuar nga zhvillimet gjeo-politike. Prandaj një rast i tillë është shumë i mirë që të kemi një vlerësim nga BE-ja. Rama është një lider klienteliste i peshës së lehtë dhe do që të jetë në qendër të vëmendjes. Ai bën veprime të vogla klienteliste për t’i treguar perëndimit që është me ta. Ndërsa Vuçiçi është duke qëndruar në dy karrige, me Rusinë dhe BE-në.

EMISIONET